Sport

Asnjë kontakt mes Carlo Ancelottit dhe Federatës së Futbollit të Brazilit...

I pyetur nga Reuters në hapësirat e ndeshjes miqësore ndërmjet Seleçao dhe Marokut në Tangier të shtunën në mbrëmje (1-2), presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, siguroi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Carlo Ancelottin.

26 Mars 2023, 17:39 Nga DOSJA

Asnjë kontakt mes Carlo Ancelottit dhe Federatës së Futbollit

MAROK - Ednaldo Rodrigues dëshiron t'i bëjë gjërat siç duhet. Në kërkim të një trajneri të ri për Seleçao, pas largimit të Tite në fund të Kupës së Botës në Katar, presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, i kujtoi agjencisë së shtypit të Reuters, se CBF do të jetë “shumë etike në qasjet (e saj) dhe respekton kontratat që janë në fuqi”.

Kështu, edhe nëse “Carlo Ancelotti është i preferuari i lojtarëve, por me sa duket edhe i tifozëve”, italiani, i lidhur me Real Madridin deri në vitin 2024, nuk është kontaktuar nga CBF, siguron presidenti i saj. 

Federata synon të nisë diskutimet me kandidatët e ndryshëm për këtë pozicion e trajnerit rreth mesit të prillit, me qëllim që në fund të majit të shpallë emrin e trajnerit të ri të Brazilit, me synimin për grumbullimin e radhës të kombëtares Seleçao në qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll