Sport

Moto GP/ Francesco Bagnaia fiton Grand Prix në Portimao, çmenduri e Marquez, nxjerr jashtë garës pilotin e Aprilas (video)

Fiton kampioni i botës, italiani Pecco Bagnia. Çmenduri e spanjoli Marc Marquez, ai u fut keq në kthesën e tretë të pistës dhe u përplas me portugezin Oliveira, duke bërë që të dy të mbyllin garën që në fillim.

26 Mars 2023, 18:44 Nga DOSJA

Moto GP/ Francesco Bagnaia fiton Grand Prix në Portimao, çmenduri e

PORTUGALI - Ishte piloti italian, kampion në fuqi i botës, Pecco Bagnaia, i cili me Ducatin e tij, ia doli të triumfojë në Moto GP Portimao. Pranë tij u renditën Maverick Vinales, që e përfundoi i dyti dhe Marco Bezzecchi që kompletoi podiumin.

Gjithsesi, gara u përfshi kritika të pafundme për spanjolin Marc Marquez, i cili nxori nga gara “djalin e shtëpisë”, pasi sytë e fansave ishin pikërisht te piloti i Aprilas, portugezi, Miguel Oliveira.


Për incidentin mes Marquezit dhe Oliveiras, kampioni Bagnaia shtoi: "Nuk e di se çfarë ndodhi. Gara e parë sigurisht që çon në të qenit pak agresiv. Ata që nuk kanë ritëm gjithmonë përpiqen të qëndrojnë përpara për të qëndruar në sulm dhe kjo mund të jetë pasojë e gjithë kësaj. Shpresoj që Oliveira të jetë mirë dhe shpresoj që të jetë vetëm episodi i garës së parë".

Por vërshëllimat për Marquez në momentin e daljes nga pista nuk munguan, ndërkohë që drejtuesit e Aprilas kërkuan dënim të spanjollit, në mënyrë që të mos përsëriten më incidente të tilla.

Moto GP/ Francesco Bagnaia fiton Grand Prix në Portimao, çmenduri e

Moto GP/ Francesco Bagnaia fiton Grand Prix në Portimao, çmenduri e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll