Politike

Largimi i opozitës nga “Zgjedhorja”, reagon Borchardt: S’jam i lumtur, nuk qeverisim ne

25 Shtator 2019, 09:54 Nga DOSJA
Largimi i opozitës nga “Zgjedhorja”, reagon Borchardt:

Tiranë- Largimi i opozitës nga tryeza e Reformës Zgjedhore ka bërë që të reagojë edhe ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt.

Ai është shprehur se nuk është i lumtur për largimin e opozitës nga tryeza e Reformës Zgjedhore dhe ka theksuar se nuk janë ambasadorët që qeverisin në këtë vend.

“Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë. Nuk e qeverisim ne këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë“,  tha ai.

Debate te tryeza për Reformën Zgjedhore. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt  deklaroi se vendi ka nevojë për dialog. Opozita kërkoi edhe ngritjen e një strukture të posaçme për këtë reformë.  Ajo propozoi që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar.  Pas këtij propozimi, nga mbledhja u larguan përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së pasi  kërkuan edhe ndëshkimin e personave që sipas saj janë pjesë e dosjeve 339 dhe 184. Vetë Borchard deklaroi se nuk është i lumtur për këtë vendim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt tryeza per reformen zgjedhore bernd borchardt tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll