Politike

Anëtarësimi i Shqipërisë! Rama shfaqet ironik në Britani: Po më kërkoni të shoh globin e kristalit! BE është federatë egosh

Ai u pyet në lidhje me procedurat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por përgjigjia e Ramës ishte shumë therëse.

24 Mars 2023, 08:16 Nga A.B
Anëtarësimi i Shqipërisë! Rama shfaqet ironik në
Edi Rama

BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Britaninë e Madhe, ka marrë pjesëë në një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. Ai u pyet në lidhje me procedurat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por përgjigjia e Ramës ishte shumë therëse. Rama u shpreh se këtë as BE e as ne nuk e dimë por shtoi se BE është një federatë egosh.

"Të anëtarësohemi në BE? Po më kërkoni të shoh globin e kristalit, të parashikoj të ardhmen që është e pamundur, edhe BE nuk e di këtë, ne nuk e dimë. Pjesa e thjeshtë dhe më e vështirë është se duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. 

BE ka qënë hipokrit me ne, ne i bëmë detyrat tona. BE është një federatë egosh që ndonjëherë nuk pikëtakohen me njëra tjetrën. Ka 27 zgjedhje lokale, europiane e nuk janë në të njëjtën pikë."-tha Rama. 

edi rama rama ne britani

Sondazh

Poll