Politike

Brenda vizitës së Ramës në Britaninë e Madhe, Daily Mail: Gjithçka nisi me tensionet që ndezi Braverman

Gjithashtu, Daily Mail është ndalur edhe në takimin e Ramës me Sunak.

23 Mars 2023, 23:22 Nga F.M
Brenda vizitës së Ramës në Britaninë e Madhe, Daily
Rishi Sunak dhe Edi Rama

BRITANI E MADHE- Daily Mail i ka kushtruar një artikull vizitës së kryeministrit Edi Rama në Britaninë e Madhe dhe takimit të tij me kreun e qeverisë britanike, Rishi Sunak. Në artikull përshkruhen deklaratat e dhëna nga kryeministri Edi Rama, i cili kritikoi ministren e Brendshme britanike Suella Braverman, për mënyrën se si ajo u është referuar shqiptarëve. Gjithashtu, Daily Mail është ndalur edhe në takimin e Ramës me Sunak.

Artikulli:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sulmoi sot Sekretaren e Brendshme Suella Braverman për komentet e saj për emigrantët, bashkëatdhetarë të tij.

Në një vizitë në Britani për bisedime me kryeministrin Rishi Sunak në Doëning Street, zoti Rama tha se çështja e kalimeve me gomone kishte ndikuar dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Braverman ndezi ‘tensionet’ diplomatike me Tiranën në tetor kur foli në Dhomën e Komunave për lejimin e emigrantëve shqiptarë, që i konsideroi kriminelë.

“Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike”, tha lideri i vendit ballkanik.

Ai shtoi se 'shqiptarët nuk janë vetëm ata të gomoneve’ dhe paralajmëroi që të mos lejohet që 'disa mollë të kalbura' të dëmtojnë repotacionin e bashkatdhetarëve të tij.

“Meqë Britania nuk ka të bëjë vetëm me James Bond-in apo zotin Bean, ne nuk kemi të bëjmë vetëm me Taken”, tha Rama, duke iu referuar filmit të Liam Neeson për trafikantët shqiptarë.

“Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por ajo është një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu, pasi shumë kanë ardhur për të ndërtuar, për tu bërë infermierë, për të gatuar dhe për të kënduar për ju. Ne duam të sigurohemi që ky komunitet të mos ndihet vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu.”

Shifrat treguan se të paktën 13,000 shqiptarë hynë në Britani me varka të vogla vitin e kaluar, që ishte pak më pak se një e treta e të gjithë mbërritjeve.

edi rama rishi sunak daily mail

Sondazh

Poll