Politike

Rama: Nëse rusët pushtojnë Britaninë, ejani në Shqipëri t’iu mbrojmë nga Putin dhe Braverman

Gjatë bisedës, Rama me të qeshura tha se nëse rusia do pushtojë Britaninë, britanikët janë të mirëpritur që të vijnë në Shqipëri.

24 Mars 2023, 08:08 Nga A.B
Rama: Nëse rusët pushtojnë Britaninë, ejani në
Edi Rama

BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. Ai është pyetur për tematika të ndryshme, që nga emigrimi i shqiptarëve, ekonomia dhe turizmi në Shqipëri.  Më tej, gjatë bisedës, Rama me të qeshura tha se nëse rusia do pushtojë Britaninë, britanikët janë të mirëpritur që të vijnë në Shqipëri.

“Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt”, u shpreh kryeministri ndërsa shkaktoi të qeshura në sallë.

Më tej, kreu i Qeverisë foli edhe për rritjen ekonomike, për të cilën tha se ka pasur rritje por jo mjaftueshëm për të mbajtur shqiptarët në vend. 

"Po kemi pasur rritje, po jo aq të jashtëzakonshme. Nuk do jetë kështu për nuk di sa kohë, nuk mund ti ndalosh të rinjtë që janë në zona të thella, nuk u mungon Iphone, Tik Tok, Kim Kardashian, të shkojë atje ku Kim ndërtoi suksesin e vet. është tjetër gjë sa njerëz përpëliten me këtë e sa njerëz kthehen, ka ende që kthehen. Kthimet në 2022 ishin 25%, është diçka e mirë, se vijnë me një mendësi tjetër. Dhe ata që ikin në Gjermani dhe kthehen, vijnë e thonë se nuk është parajsa që kisha menduar. 

Unë nuk u them njerëzve mos ikni. Unë kur isha i ri nuk ikja dot, tani të gjithë janë të lirë, kanë të drejtë të thonë mirë kam lindur këtu por dua të jetoj atje. Të rinjtë kanë të drejtë të bëjnë zgjedhjet e tyre."-tha Rama.

 

edi rama rama ne britani

Sondazh

Poll