Politike

Salianji: Shqiptarët që vuajnë dënimin në burgjet e Anglisë do të kthehen këtu, kostot do t'i mbajë Shqipëria

Deputeti i Partisë Demokratike, Salianji është shprehur se në bazë të kësaj marrëveshje, qytetarët shqiptarë të burgosur në Britani të Madhe, do të trasferohen në burgjet e Shqipërisë dhe kostot do t’i paguajë Shqipëria.

23 Mars 2023, 23:39 Nga DOSJA
Salianji: Shqiptarët që vuajnë dënimin në burgjet e
Ervin Salianji

TIRANË- “Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundojë deri në fund të Prillit me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar”, ka qenë kjo një nga dakordësitë e arritura në takimin mes Kryeministri Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak në Londër që është diskutuar mes të tjerash mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan.

Deputeti i Partisë Demokratike, Salianji është shprehur se në bazë të kësaj marrëveshje, qytetarët shqiptarë të burgosur në Britani të Madhe, do të trasferohen në burgjet e Shqipërisë dhe kostot do t’i paguajë Shqipëria.

Ervin Salianji: Nuk kemi të bëjmë me ekstradim. Jemi në tjetra kushte. Nuk kemi të bëjmë me marrëveshje ekstradimi. Të gjithë qytetarët shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Anglisë, sipas marrëveshjes që ka bërë qeveria shqiptare, do të kthehen në Shqipëri që ta vuajnë dënimin për ata që janë të dënuar, pra transferim. Shqipëria do t’i mbajë kostot, është e votuar në Parlament, të diskutuar nga ne, shqetësimi ka qenë ky kur ka kaluar kjo marrëveshje.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka kërkuar që marrëveshjen që ka bërë me Ruandën, ta bëjë dhe me Shqipërinë që në këmbim të 1 milionë Paundëve në fillim, emigrantët e paligjshëm, jo vetëm shqiptarë, të vinin në Shqipëri derisa të merrnin një përgjigje. Kjo pati një reagim të madh nga opinioni publik, por nuk ndodhi.

Kemi arritur në këtë marrëveshje, është ratifikuar në Parlament, kostot do t’i mbajë Shqipëria. Qeveria e Britanisë do të kontribojë në projekte të tjera. Edhe ne kemi pasur takim. Ka të dërguar të posaçëm të kryeministrit të Britanisë së Madhe për çështjet e emigracionit dhe krimit vetëm për Shqipërinë, i cili ka një ekip i madh.

Qeveria shqiptare kullon si kullojëse makaronash. Qeveria e Shqipërisë mund të kërkonte më shumë leje qëndrimi për Shqipërinë. Në këto kushte, ka qytetarë që shkojnë për të punuar. Qeveria duhet të thoshte se këta të legalizohen dhe kjo të mos ketë fuqi prapvenduese, të bënte propagandë për shqiptarët, por jo. I ka bërë një dëm qytetarëve shqiptarë.

Marrë nga tvklan.al

ervin salianji

Sondazh

Poll