Politike

Meta tregon çfarë e ndan nga Berisha: Vetëm dy gjëra!

Meta tha se për çështjen e këshilltarëve nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje, por që sipas tij, kjo nuk përbën problem.

23 Mars 2023, 22:10 Nga F.M
Meta tregon çfarë e ndan nga Berisha: Vetëm dy gjëra!
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se me kryedemokratin Sali Berisha ‘ndahet’ vetëm nëse ai bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama dhe tërheq firmën nga referendum.

I ftuar në studion e emisionit “Open”, Meta tha se për çështjen e këshilltarëve nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje, por që sipas tij, kjo nuk përbën problem.

“Mes nesh ekziston një bashkëpunim dhe harmoni e plotë, formula jonë është të fitojmë kudo. Nuk ka asnjë problem për ndarjen e këshilltarëve. Vetëm për 2 çështje ndahem me Berishën, nëse bashkëpunon me Ramën dhe nëse tërhiqet nga firma për referendumin. Për gjëra të tjera nuk ndodh. Rama është i përjashtuar nga çdo bashkëpunim, jam përpjekur të mos e përjashtoj veten nga e ardhmja e Shqipërisë,”- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll