Politike

LISTA/ 5 projektligjet dhe 2 projektvendimet që u miratuan sot në Kuvend

Çfarë u miratua sot.

23 Mars 2023, 23:36 Nga F.M
LISTA/ 5 projektligjet dhe 2 projektvendimet që u miratuan sot në
Kuvendi

TIRANË- 5 projektligje dhe 2 projektvendime kanë marrë dritën jeshile nga Kuvendi ditën e sotme.

LISTA:

Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” u miratua me 75 vota pro, 2 abstenime dhe 9 kundër;

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri” u miratua 81 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër;

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave Shumëkombëshe dhe Vëshguesve, për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në forcat Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve në Sinai” u miratua me 85 vota pro.

Projektligji ”Për kontrollin e tregtimit të produkteve që mund të përdoren për dënime me vdekje, torturë ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese u miratua me 80 vota pro;

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 48/ 2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, të ndryshuar” u miratua me 77 vota pro.

Projektvendimi “Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 86/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, u miratua me 75 vota pro.

Projektvendim “Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës në Komisionin e Prokurimit Publik”” u miratua me 75 vota pro.

kuvendi i shqiperise seance plenare 23 mars 2023

Sondazh

Poll