Politike

Braçe në Kuvend: Bujqit të pajisen me NIPT, grumbulluesit t’i paguajnë për vonesat

Braçe tha se kjo nismë ligjore duhet miratuar dhe se e gjitha është për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë.

23 Mars 2023, 23:34 Nga F.M
Braçe në Kuvend: Bujqit të pajisen me NIPT, grumbulluesit
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi që grumbulluesit të paguajnë bujqit për pagesat e vonuara të produkteve bujqësore që janë dorëzuar. I pranishëm në Kuvend, Braçe tha se kjo nismë ligjore duhet miratuar dhe se e gjitha është për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë. Braçe tha gjithashtu që edhe bujqit duhet të pajisen me NIPT.   

“Projektligji që unë kam paraqitur adreson vonesat e pagesave të vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare. Me vonesa të vonuara kuptojmë pagesa që nuk kryhen në afatin e caktuar nga ndërmarrjet publike apo private. Në fund fare bujqit të kenë garanci për mallin që kanë dorëzuar dhe për paratë që vijnë nga ky mall. Bujqit duhet të regjistrohen me NIPT, dhe ta shesin mallin e tyre me faturë. Instrumenti i formalizimit i mbron dhe i fut në regjim të ri ku do ndihen të mbrojtur,”- tha Braçe.

seance plenare 23 mars 2023

Sondazh

Poll