Politike

Kush do e udhëheqë fushatën e lokaleve? Meta: Unë bëj timen, Berisha do organizojë strukturat e veta

Meta tha se ai vetë dhe kryedemokrati Sali Berisha janë në funksion të kandidatëve.

23 Mars 2023, 23:11 Nga F.M
Kush do e udhëheqë fushatën e lokaleve? Meta: Unë bëj
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se fushata e opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit do të udhëhiqet nga kandidatët për kryetarë bashkie të dalë nga Primaret. I ftuar në emisionin “Open”, Meta tha se ai vetë dhe kryedemokrati Sali Berisha janë në funksion të kandidatëve.

Pjesë nga biseda në studio:

Eni Vasili: Zgjedhjet mendoni se do kthehen në referendum politik, pra jo zgjedhje lokale?

Ilir Meta: Do jenë të dyja. Kemi të bëjmë me rivendosje e pluralizmit në nivel vendor dhe demokracie në radhë të parë është lokale, opozita nuk ka asnjë këshilltar, imagjinoni në çfarë errësire janë marrë vendimet. Fushatën tonë e udhëheqin kandidatët e Primareve. Ne të gjithë jemi në funksion të tyre dhe ata janë përballë qytetarëve. Unë do bëj fushatën time, Berisha do aktivizojë strukturat e tij. Në çdo qytet na udhëheqin kandidatët, në Elbasan Boçi, në Durrës Cara e në Tiranë Këlliçi. Do bëjmë çdo gjë në funksion të tyre.

ilir meta sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll