Politike

Meta: Basha më preu në besë, u shtri në këmbët e mia për dekretin e vendoreve

Sipas metës, Basha i ‘shtrirë në këmbë’ për dekretin e zgjedhjeve vendore dhe më pas nuk e regjistroi fare PD-në.

23 Mars 2023, 23:07 Nga F.M
Meta: Basha më preu në besë, u shtri në këmbët e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Lulzim Basha është njeriu që e ka lënë Opozitën me zero këshilltarë në bashkitë e vendit. I ftuar në “Open”, ai u pyet për një rikthim të mundshëm të Bashës në politikë dhe tha se ai e kishte prerë në besë. Sipas metës, Basha i ‘shtrirë në këmbë’ për dekretin e zgjedhjeve vendore dhe më pas nuk e regjistroi fare PD-në.

“Një njeri që e la opozitën me zero këshilltarë. Ç’të them unë për të? Njeri që u shtri në këmbët e mia për të shtyrë dekretin për zgjedhjet vendore para 4 vitesh. Pastaj caktoi datën e zgjedhjeve sepse 13 tetorin e caktoi ai e jo unë dhe nuk e regjistroi PD. Caktoi vetë datën, hyra në një debat me Ramën e socialistët, për interesin e Shqipërisë, dhe ai sërish më preu në besë,”- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll