Politike

Meta zbulon takimin me ‘Personin A’: E dija që Rama përdorte ndërkombëtarët kundër Opozitës! Unë isha kryetar parlamenti dhe u ulëm me kinezët

Meta zbuloi një takim me ‘Personin A’ të dosjes së McGonigal gjatë kohës që ka qenë kryetar parlamenti.

23 Mars 2023, 22:07 Nga F.M
Meta zbulon takimin me ‘Personin A’: E dija që Rama
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. I ftuar në “Open”, ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë ish-agjentin e FBI-së, ndërsa shtoi se ka qenë në dijeni të aktivitetit të Ramës për korruptimin e ndërkombëtarëve për t’i përdorur kundër opozitës dhe presidentit të vendit. Meta zbuloi një takim me ‘Personin A’ të dosjes së McGonigal gjatë kohës që ka qenë kryetar parlamenti.

“Gjëmat që ka bërë ai, ka korruptuar dhe shefin e FBI-së për të asgjësuar opozitën, ka zbrazur vendin nga rinia e shumë të tjera. Unë e kam thënë më parë, i kam quajtur si amerikanë të Edi Ramës, unë nuk e kam takuar asnjëherë McGonigal, por kam qenë në dijeni të aktivitetit të Ramës për të korruptuar zyrtarë ndërkombëtarë për t’i përdorur kundër opozitës dhe presidentit. Kemi qenë në një takim kur kam qenë kryetar parlamenti ku ka qenë dhe Neza. Ka qenë kërkesë për një darkë për marrëdhënie me kinezët në një kohë kur marrëdhëniet ishin të mira me ta. Për Nezën nuk mund të thosha që mos të ishte aty, njoh rreth 50 miq nga Tropoja me mbiemër Neza,”- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll