Politike

Meta: Raporti i DASH vërtetoi akuzat tona, s’ndryshoj mendje për non-gratan e Berishës

Ai shtoi se kjo nuk e bën të ketë qëndrim ndryshe sa i përket SHBA që ka shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha.

23 Mars 2023, 22:00 Nga F.M
Meta: Raporti i DASH vërtetoi akuzat tona, s’ndryshoj mendje për
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vërteton të gjitha akuzat e bëra prej kohësh nga Opozita. I ftuar në emisionin “Open”, Meta tha se raporti ishte në koherencë me qëndrime të tij të mëparshme. Ai shtoi se kjo nuk e bën të ketë qëndrim ndryshe sa i përket SHBA që ka shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha.

“Qendrimi im për non gratat e Berishës, ishte i qartë që në fillim, edhe kur isha president. Raporti i DASH është në koherencë me qendrimet e mia të mëparshme për kapjen e gjyqësorit nga Rama dhe keqpërdorimin e qëllimeve të ndërkombëtarëve. Raporti i DASH prej kohësh e ka bërë të qartë se vendi ynë po kthehet në qendër trafiku kokaine, madje edhe qendër logjistike. Raportet e DASH në përgjithësi kanë qenë serioze. Dua t’ju them që qendrimet e mia janë koherente. Ato të Ramës jo. Kujtoj këtu rastin e zotit Dvorani. Rama është shkatërrues i rendit kushtetues e harmonisë shoqërore. Ikën në Britani e në vend t’i kërkojë falje shqiptarëve që i ka bërë të jenë të parët në botë që kalojnë La Manche në dimër, u kërkon llogari autoriteteve britanike,”- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll