Politike

Meta: Ramës i ka hyrë tmerri nga 14 maji, ndaj urdhëroi vendimin për logon e PD

Ai shtoi se vendimi i Gjykatës së Apelit për logon e PD-së është marrë me urdhër të Ramës.

23 Mars 2023, 21:45 Nga F.M
Meta: Ramës i ka hyrë tmerri nga 14 maji, ndaj urdhëroi vendimin
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është ‘tmerruar’ nga zgjedhjet e 14 majit dhe po bën ‘marrëzira’ siç edhe konsideron ai vendimin për vulën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Open”, Meta tha se opozita po konkurron në mënyrën më legjitime. Ai shtoi se vendimi i Gjykatës së Apelit për logon e PD-së është marrë me urdhër të Ramës.

“Puna e logos është puna e Edi Ramës, opozita po konkurron në mënyrën më legjitime, janë zhvilluar Primaret. Ishin procesi më legjitim ku morën pjesë mijëra simpatizantë demokratë. Opozita ka kandidatët më me integritet. Rama korrupton drejtuesin e opozitës, korrupton deputetët, nuk ka pasur në konsideratë pensionistët. I ka rritur me 22% në gjithë këto vite. Ne si opozitë po shkojmë drejt 14 majit, kjo e tmerron Edi Ramën, prandaj i bën këto marrëzira Rama. Pse të presë procese gjykate Rama, se ka tmerrin e 14 majit. Çdo qytetar që ka parë ato pamje të tmerrshme e ka parë që ka trokitur pasiguria në shtëpinë e çdo shqiptari. Mua më duket tepër i dëshpëruar dhe i pasigurtë. Një njeri që ka siguri respekton ligjin dhe Kushtetutën me parimet demokratike. Kjo është sjellja e një njeriu të pasigurtë që mendon se do i trembë të gjithë, por të tjerët revoltohen. Unë them bandë, po raporti çfarë thotë për aktin ndaj Prestige Resort, po për aktin ndaj biznesit të Agron Shehajt, vetëm bandat veprojnë në këtë mënyrë ashtu si Edi Rama. Vetëm njerëz me probleme të rënda psiqike bëjnë akte të tilla,”- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll