Bota

Abdixhiku: Në procesin e dialogut janë bërë lëshime të mëdha

Ai tha se janë bërë lëshime të mëdha në procesin e dialogut.

21 Mars 2023, 19:48 Nga a.l
Abdixhiku: Në procesin e dialogut janë bërë lëshime
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje. Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku njoftoi se në këtë mbledhje u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend. Ai tha se janë bërë lëshime të mëdha në procesin e dialogut.

Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, shkroi Abdixhiku.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll