Politike

Reforma Zgjedhore/ Opozita e bashkuar ‘thyen’ bojkotin, do marrë pjesë në tryezën e OSBE

24 Shtator 2019, 13:16 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Opozita e bashkuar ‘thyen’ bojkotin, do

TIRANË- Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të marrin pjesë nesër në takimin e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore. Opozita e bashkuar dhe pse kishte thënë që nuk kishte një ftesë dhe nuk do të merrte pjesë sot ka vendosur që të përfaqësohet në nivel ekspertësh.

Sipas informacioneve mësohet se në tryezë do të marrin pjesë ekspertët Ivi Kaso, Muharrem Caka dhe Arjan Madhi. Vendimi për marrjen pjesë në tyrezën e Reformës Zgjedhore është marrë pas mbledhjes me aleatët në selinë blu. Opozita e bashkuar sot ka marrë vendim unanim për të marrë pjesë në tryezën e OSBE në nivel teknik.

Një javë më parë kreu i Partisë Demokratike u pyet për këtë tryezë u shpreh se nuk kishin marrë një ftesë. “Po t’i shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për Reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër”, ishte kjo deklarata e Bashës pak ditë më parë.

Ndërkohë nga ana tjetër dhe maxhoranca ka bërë një lëshim, pasi kryetari i Komisionit të Posacëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se mundt ë rishikonte pozicionin e tij. Gjiknuri deklaroi se ai do të konsultohej me partinë e tij dhe më pas mund të largohej si kryetar. Një ftesë për opozitën jashtë parlamentare ka ardhur dhe nga Rudina Hajdari, e cila ka deklaruar se tryezat kanë vend për të gjithë.

Ditën e nesërme OSBE-ja do të zhvillojë një tryezë të përbashkët për diskutimet mbi Reformën Zgjedhore. Ftesa për pjesëmarrje i është dërguar Partisë Demokratike si dhe partive të tjera të opozitës jashtëparlamentare, por dhe partive të koalicionit të maxhorancës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike opozita e bashkuar reforma zgjedhore tryeza e osbe per reformen zgjedhore opozita e bashkuar reforma zgjedhore tryeza e osbe per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll