Politike

Sandër Lleshaj thirrje banorëve të prekur nga tërmeti: Zhvendosuni në qendra e pritjes 

24 Shtator 2019, 09:52 Nga DOSJA
Sandër Lleshaj thirrje banorëve të prekur nga tërmeti:

Tiranë- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Shijaku, ka deklaruar se të gjithë banorët që janë në zonat prekur nga tërmetet e ditëve të fundit,  duhet të zhvendosen përkohësisht në qendra e pritjes.

Lleshaj është rikthyer në zonat më të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit, ku përfshihen fshatrat Bodinak, Karpen, Karreç dhe Bilalas të bashkisë Shijak.

Sigurisht kjo është një çështje emergjente dhe këto janë ndihma emergjente, por si zgjidhje përfundimtare që duhet të pasojë, ka nevoja të mëdha për evakuim, për një pjesë të familjeve, të cilat janë në shtëpitë e shkatërruara plotësisht si kjo që jemi këtu. Unë ftoj qytetarët, të cilët ndodhen në kushte të tilla, të mundohen të gjejnë mundësi për të bashkëpunuar dhe për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi krijuar në Durrrës. Unë e di që kanë probleme, kanë bagëti, kanë materiale por më e rëndësishmja nga të gjitha është të garantojmë sigurinë e këtyre qytetarëve.  Kështu që u bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve që janë në kushte të ngjashme me këtë familje këtu, të bashkëpunojnë për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi ndërtuar!” tha ministri gjatë inspektimit.

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë të shtunën duke lënë pas më shumë se 110 persona të lëdnuar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sander lleshaj termet i forte ne shqiperi sander lleshaj termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll