Politike

Të prekurit nga tërmeti, Basha nga Durrësi: 5 masat që duhet të ndërmarrë urgjentisht qeveria

24 Shtator 2019, 10:39 Nga DOSJA
Të prekurit nga tërmeti, Basha nga Durrësi: 5 masat që duhet

Durrës- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar të prekurit nga tërmeti në qytetin e Durrësit. Ai ka deklaruar për të prekurit dihet të merren 5 masa, që nga evidentimi i dëmeve deri tek kreditë e buta për bizneset.

Reagimi i plotë:

Vizita e kreut te opozites tek familjet e prekura nga termeti: 5 masat qe duhen per situaten. Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!
Kërkojmë urgjentisht:
• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë të shtunën duke lënë pas më shumë se 110 persona të lëdnuar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha termet i forte ne shqiperi lulzim basha termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll