Politike

Tirana në ‘pushtetin’ e ujit, Velaj nxiton të justifikohet: Ra shi sa për tre muaj bashkë, jemi në gatishmëri!

24 Shtator 2019, 07:44 Nga DOSJA
Tirana në ‘pushtetin’ e ujit, Velaj nxiton të

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nxituar të justifikohet lidhur me përmbytjen e kryeqytetit gjatë natës. 

Sipas Veliaj, situata në qytet është rënduar pasi gjatë natës së mbrëmshme ka rënë shi sa për të gjithë muajt e verës. 

Ka qënë një natë sfiduese për Tiranën me shi sa gjithë muajt e fundit bashkë.  Bashkia Tiranë në gatishmëri! Si për tërmetet, do t’ia dalim dhe kësaj here me shirat. Pa panik e me solidaritet,“-shkruan Veliaj.

Por kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti ndodhet në këtë gjendje, pasi pas çdo rrebeshi shiu Tirana përmbytet duke treguar për problemet e fshehura nën “llustrën” e propagandës.

Madje për shkak të shirave të dendur, disa zona në Tiranë nuk kanë pasur energji elektrike që prej mbrëmjes së djeshme.  

Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gëdhirë nën ujë.

Deri më tani raportohen dhjetra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur. Aksi Milot dhe Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia tirana erion veliaj moti i keq shqiperia nen uje bashkia tirana erion veliaj moti i keq shqiperia nen uje

Sondazh

Poll