Politike

Paralajmërimi i diplomatit amerikan: Lajm i keq për zyrtarët e korruptuar, si do i ndalë ndryshimi që ne po sjellim

24 Shtator 2019, 11:51 Nga DOSJA
Paralajmërimi i diplomatit amerikan: Lajm i keq për zyrtarët e

TIRANË- Zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë, Dan Koski, ka dhënë një paralajmërim të fortë për të gjithë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri.

Diplomati amerikan njofton se Amerika ka një lajm të keq për këta zyrtarë, duke e cilësuar si rëra në ingranazhe, që sipas tij, shumë shpejt do të bëjë që aktivitetet tyre korruptive të ndalen.

Lidhur me këtë, zyrtari i lartë amerikan ju bën thirrje atyre që e duan Reformën në Drejtësi që të mos shkurajohen, por të vazhdojnë luftën për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare.

jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme.

Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju”, ka thënë zv. Shefi i Misionit në Detyrë, Dan Koski.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dan koski zëvendësambasadori i shba në tiranë zyrtaret e korruptuar dan koski zëvendësambasadori i shba në tiranë zyrtaret e korruptuar

Sondazh

Poll