Sport

BEFASUESE! Trajneri fton... një ‘Maori’ në klub për t'u mësuar futbollistëve të tij kërcimin e famshëm "Haka"!... (video)

Nuk ka sesi lojtarët e Queens Park Rangers të mos e harrojnë këtë takim! Kjo pasi trajneri i tyre, Gareth Ainsworth, i cili së fundmi mori drejtimin e ekipit të Championship, kishte një ide të veçantë për të krijuar lidhje më të ngushta mes lojtarëve të tij.

18 Mars 2023, 07:44 Nga DOSJA

BEFASUESE! Trajneri fton... një ‘Maori’ në klub për

ANGLI - Skena e pabesueshme në Angli, me trajnerin e QPR që zgjedh... metoda moderne për të krijuar një atmosferë të mirë në dhomat e zhveshjes, duke ftuar një ‘Maori’ në një takim me lojtarët, për t'u treguar se si të kërcejnë "Haka"!

Nuk ka sesi lojtarët e Queens Park Rangers të mos e harrojnë këtë takim! Kjo pasi trajneri i tyre, Gareth Ainsworth, i cili së fundmi mori drejtimin e ekipit të Championship, kishte një ide të veçantë për të krijuar lidhje të ngushta mes lojtarëve të tij.

Për ta arritur këtë, ai vendosi, pa paralajmëruar askënd, të sillte një ‘Maori’ të vërtetë në një takim me skuadre, që të demonstronte kërcimin e famshëm "Haka" përpara lojtarëve të befasuar me të drejtë, ndërsa u fliste atyre për rëndësinë e shpirtit të ekipit. Në fakt, i gjithë grupi u ngrit më pas dhe ndoqi me besnikëri udhëzimet e ‘Maorit’, ndërsa ai i mësoi se si të kërcenin këtë valle tradicionale!

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll