Sport

Shuhet shpresa e madhe e Barcelonës për Pedrin, ai do të mungojë në 'El Clasico'

Është një goditje shumë e madhe për skuadrën katalanase në kuadër të ‘El Clasico’ kundër Real Madridit.

17 Mars 2023, 18:35 Nga DOSJA

Shuhet shpresa e madhe e Barcelonës për Pedrin, ai do të

SPANJE - Mbrëmjen e kësaj të diele, Barcelona pret Real Madridin në ‘Camp Nou’ në emër të një ‘El Clasico’ që premton të ziejë.

Klubi katalanas, në rast të një fitoreje, ka mundësinë ta përjashtojë përfundimisht rivalin e tij të madh nga gara për titull në La Liga, madje edhe po të barazojë. Por ky takim do të luhet pa një lojtar veçanërisht të rëndësishëm për Barcelonën.

Skuadrës ‘blaugrana’ i është dashur të përballet pa Pedrin prej disa javësh, i dëmtuar në përballjen ndaj Manchester United në Champions League. 

E ndërsa shpresa për një rikthim të përshpejtuar ishte shfaqur këtë javë, informacionet nga Katalonja bëjnë të ditur se Pedri nuk ndihet mire dhe nuk do të kthehet në kohë për ‘El Clasicon’. 

Ndërkohë raportohet, se Pedri duhet të heqë dorë edhe nga grumbullimi i kombëtares së Spanjës për ndeshjet e marsit!

Shuhet shpresa e madhe e Barcelonës për Pedrin, ai do të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll