Bota

Akuzohet për krime lufte/ Kufizohen opsionet e udhëtimit për Putinin, rrezikon arrestimin

Ata thanë se Putin mund të fluturonte në Kinë, e cila nuk është nënshkruese e statutit të Romës, traktat që detyron qeveritë të zbatojnë urdhërat e ICC.

17 Mars 2023, 17:39 Nga a.l
Akuzohet për krime lufte/ Kufizohen opsionet e udhëtimit për
Vladimir Putin

RUSI- Burimet në gjykatën penale ndërkombëtare bëjnë me dije se opsionet e udhëtimit për liderin rus tashmë janë kufizuar pas urdhër arrestit të lëshuar nën akuzën për krimet e luftës në Ukrainë. Burimet gjithashtu bëjnë me dije se nëse Putin udhëton në ndonjë vend që aktualisht mbështet Ukrainën do të rrezikonte arrestimin. Ata thanë se Putin mund të fluturonte në Kinë, e cila nuk është nënshkruese e statutit të Romës, traktat që detyron qeveritë të zbatojnë urdhërat e ICC, shkruan The Guardian. 

"Opsionet e udhëtimit të presidentit rus janë bërë jashtëzakonisht të kufizuara," tha një burim.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll