Bota

PAMJE të FRIKSHME nga Turqia, 18 të vdekur nga përmbytjet, ura ndahet në dysh nga forca e ujit

Suleiman Soylu konfirmoi se 16 persona vdiqën në Sanliurfa dhe dy në Antiyaman.

17 Mars 2023, 17:38 Nga k.m.
PAMJE të FRIKSHME nga Turqia, 18 të vdekur nga përmbytjet, ura
Përmbytjet në Turqi

TURQI- Të paktën 18 persona kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në provincat e goditura nga tërmeti, në Sanliurfa dhe Antiyaman. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu konfirmoi sot se 16 njerëz vdiqën në Sanliurfa dhe dy në Antiyaman, ndërsa theksoi se furnizimi me ujë do të rikthehet në Sanliurfa të shtunën në mëngjes.

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se ekipet e shpëtimit me ndihmën e zhytësve janë vendosur për të shpëtuar banorët e bllokuar në zonat e përmbytura, si dhe për të gjetur personat e zhdukur. Ai thekson se më shumë se 100 milimetra shi ranë në provincat e goditura nga tërmeti në Turqinë juglindore për vetëm 24-orë.

Të dy provincat kanë një popullsi prej rreth 2.7 milionë banorësh, të cilët ende po përpiqen të rikuperohen nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit që vranë më shumë se 48,000 njerëz në Turqi dhe lanë miliona të tjerë të pastrehë, tani duket se duhet të përballen me një tjetër sfidë të natyrës.

permbytjet ne turqi turqi

Sondazh

Poll