Bota

Akuzat për krimet e luftës ndaj Putin/ Reagon zyrtari ukrainas: Ky është vetëm fillimi

Përmes një postimi në 'Twitter' ai shkruan se urdhri i arrestit të ICC-së për Putinin është vetëm fillimi.

17 Mars 2023, 16:47 Nga a.l
Akuzat për krimet e luftës ndaj Putin/ Reagon zyrtari ukrainas: Ky
Andriy Yermak

UKRAINË- Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit të Ukrainës ka reaguar lidhur me urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe komisioneres për të drejtat e fëmijëve, me akuzën për krimet e luftës në Ukrainë. Përmes një postimi në 'Twitter' ai shkruan se urdhri i arrestit të ICC-së për Putinin është vetëm fillimi.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll