Bota

Medvedev: Urdhër-arresti kundër Putinit është letër higjienike

Përmes një postimi në 'Twitter', ai shkroi se nuk ka nevojë të shpjegohet se ku duhet të përdorët ky dokument, duke shtuar një emoji me letër higjienike. 

17 Mars 2023, 17:16 Nga a.l
Medvedev: Urdhër-arresti kundër Putinit është letër
Dmitry Medvedev

RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për lëshimin e urdhër-arrestit për Vladimir Putin. Përmes një postimi në 'Twitter', ai shkroi se nuk ka nevojë të shpjegohet se ku duhet të përdorët ky dokument, duke shtuar një emoji me letër higjienike. 

"Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti kundër Vladimir Putin. Nuk ka nevojë të shpjegohet se ku duhet të përdoret ky dokument," ka shkruar nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev në Tëitter, duke shtuar një emoji me letër higjienike. 

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll