Bota

Urdhri i arrestit për Putinin, reagon Kievi: Vendim historik

“Një vendim historik”. Kështu e ka komentuar, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andrij Kostin,  urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër presidentit rus Vladimir Putin.

17 Mars 2023, 17:27 Nga a.l
Urdhri i arrestit për Putinin, reagon Kievi: Vendim historik
Andrij Kostin

RUSI- Një vendim historik”. Kështu e ka komentuar, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andrij Kostin,  urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër presidentit rus Vladimir Putin.

"Unë personalisht i jam mirënjohës prokurorit të GJNP-së Karim Khan për këtë vendim historik. Ne vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me ICC-në në rastet e dëbimit të detyruar të fëmijëve ukrainas. Mbi 40 vëllime dosjesh, më shumë se 1000 faqe prova të ndara tashmë me Gjykatën", ka shkruar ai në Twitter.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll