Bota

Akuzat ndaj Putin për krimet e luftës/ Kuleba: Rrotat e drejtësisë po rrotullohen! Kriminelët do të mbajnë përgjegjësi

Përmes një postimi në 'Twitter' ai shprehet se kriminelët do të mbajnë përgjegjësi për krimet e tjera ndërkombëtare. 

17 Mars 2023, 16:59 Nga a.l
Akuzat ndaj Putin për krimet e luftës/ Kuleba: Rrotat e
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i është përgjigjur vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për lëshimin e urdhër-arrestit për Vladimir Putin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova. Përmes një postimi në 'Twitter' ai shprehet se kriminelët do të mbajnë përgjegjësi për krimet e tjera ndërkombëtare. 

Rrotat e drejtësisë po rrotullohen. Kriminelët ndërkombëtarë do të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e fëmijëve dhe krime të tjera ndërkombëtare”, shkruan Kuleba në 'Tëitter'.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

dmytro kuleba gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll