Bota

Vizita në Moskë e Xi Jinping/ Britania: Kina duhet të bindë Putin të tërheqë trupat nga Ukraina

Gjatë vizitës, të planifikuar për 20-22 mars, të dy udhëheqësit do të nënshkruajnë dokumente të rëndësishme dypalëshe dhe do të diskutojnë çështjet e zhvillimit të mëtejshëm të partneritetit gjithëpërfshirës dhe ndërveprimit strategjik midis Rusisë dhe Kinës.

17 Mars 2023, 17:09 Nga a.l
Vizita në Moskë e Xi Jinping/ Britania: Kina duhet të bindë
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

BRITANI- Presidenti i Kinës do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme. Në kuadër të kësaj vizite, Britania i ka bërë thirrje Kinës që të bindë liderin rus, Vladimir Putin që të tërheqë trupat nga Ukraina. 

Nëse Kina dëshiron të luajë një rol të vërtetë në rivendosjen e sovranitetit në Ukrainë, atëherë ne padyshim që do ta mirëprisnim këtë”, tha një zëdhënës i Rishi Sunak.

Gjatë vizitës, të planifikuar për 20-22 mars, të dy udhëheqësit do të nënshkruajnë dokumente të rëndësishme dypalëshe dhe do të diskutojnë çështjet e zhvillimit të mëtejshëm të partneritetit gjithëpërfshirës dhe ndërveprimit strategjik midis Rusisë dhe Kinës.

lufta ukraine-rusi vladimir putin xi jinping

Sondazh

Poll