Aktualitet

Stuhitë godasin Tiranën, si vërshon uji brenda “Arena Kombëtare” (VD)

24 Shtator 2019, 07:08 Nga DOSJA
Stuhitë godasin Tiranën, si vërshon uji brenda “Arena

Tiranë- Gjatë natës ka pasur reshje të dendura shiu në Tiranë. Nuk ka munguar edhe rënia e pemëve apo përmbytja e rrugëve.  Në videon e mëposhtme janë edhe pamjet nga “Arena Kombëtare” në Tiranë.  Nga shirat e dendur është rritur niveli i ujit brenda stadiumit.

Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gdhirë nën ujë. Deri më tani raportohen dhjetëra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur. Aksi Milot dhe  Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje

Sondazh

Poll