Aktualitet

Përmbytet autostrada Fushë-Krujë- Milot, arrin niveli i ujit në 30 cm (FOTO)

24 Shtator 2019, 06:04 Nga DOSJA
Përmbytet autostrada Fushë-Krujë- Milot, arrin niveli i ujit

Milot- Reshjet e dendura të shiut gjatë mesnatës kanë bërë që të përmbytet edhe autostrada Fushkrujë- Milot në afërsi të  fshatit Luz.  Kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi. Dosja.al mëson se niveli i ujit ka arritur në  30 centimetra.

Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gdhirë nën ujë. Deri më tani raportohen dhjetëra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur. Aksi Milot dhe  Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje

Sondazh

Poll