Aktualitet

Shirat përmbysin shtëpitë në Fushë Krujë, momenti kur zjarrfikësit nxjerrin familjarët nga banesa (Foto)

23 Shtator 2019, 21:26 Nga DOSJA
Shirat përmbysin shtëpitë në Fushë Krujë, momenti

FUSHË KRUJË– Moti i keq ka sjellë pasojë të rënda edhe në Fushë Krujë. Dosja.al mëson se disa banesa të lagje “Punëtori” në Fushë krujë janë përmbytur nga uji.

Mësohet se më problematika është banesa e një qytetari që quhet Halil Rexhepi, familja e të cilit është evakuuar. Vetë kryefamiljari Rexhepi është invalid dhe është nxjerrë nga forcat e zjarrfiëkses nga banesa, pasi nuk lëviz dot.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme punonjësit e zjarrfikëses e mbajnë nga krahu Rexhepin dhe e nxjerrin jashtë.

Aktualisht mësohet se po kërkohet leje nga Bashkia për të shembur avllitë e banesave në mënyrë që të shmanget përmbytje e tyre.

Një mot i keq ka përfshirë kryeqytetin pasditen e sotme me rrebeshe shiu dhe erëra të forta. Zona e Dons Boskos është pakalueshme për shkak të përmbytjes së shirave dhe akset kryesore jaën bllokuar nga një trafik i rënduar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë moti i keq ne shqiperi fushë-krujë moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll