Aktualitet

I sapo ndërtuar, shirat e parë kthejnë në shatërvan “Arenën Kombëtare” (Video)

23 Shtator 2019, 21:43 Nga DOSJA
I sapo ndërtuar, shirat e parë kthejnë në shatërvan

TIRANË– Videoja e mëposhtme tregon se si i ka përballuar shirat e këtij moti të furishëm stadium i ri “Arena Kombëtare”. Stadium që ka nisur të ndërtohet që në vitin 2016 është mbushur me ujë dhe më plot gojën mund të themi që është kthyer në një shatërvan.

Siç shihet edhe në video, nga sipër stadiumit derdhen shirat e mbledhur në formë shatërvani.

Dhe të mendosh se këto janë shirat e parë të këtij dimri që ‘provon’ ky stadium që është drejt përfundimit.

Stadiumi pritet që të jetë gati për ndeshjet e Shqipërisë me Francën dhe me Andorën, ndërsa inagurimi mund të kryhet që në ditët e para të muajit Nëntor.  Na mbetet të presim për të parë se sa dimra do të përballojë ky stadium, që sipas kryeministrit Edi Rama është unik.

Një mot i keq ka përfshirë kryeqytetin pasditen e sotme me rrebeshe shiu dhe erëra të forta. Zona e Dons Boskos është pakalueshme për shkak të përmbytjes së shirave dhe akset kryesore jaën bllokuar nga një trafik i rënduar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi stadiumi arena kombetare moti i keq ne shqiperi stadiumi arena kombetare

Sondazh

Poll