Aktualitet

Çim Peka tregon çfarë ndodhi me policinë: Na sekuestruan telefonat, kanë kërcënuar gazetarët

23 Shtator 2019, 20:35 Nga DOSJA
Çim Peka tregon çfarë ndodhi me policinë: Na sekuestruan

TIRANË– Drejtuesi i portalit Syri.net ka treguar versionin e tij të ngjarjes në lidhje me përhapjen e alarmit fals për tërmetin që supozohej të ndodhte mbrëmë rreth orës 23:30. Në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”, Peka tha se ky që po i ndodh portalit të tij është një sulm nga qeveria.

Ai tregoi se e ka kritikuar gazetarin që ka publikuar lajmin për parashikimin e tërmetit dhe se ai lajm është fshirë brenda pesë minutave. Kështu, sipas Pekës alarmin për daljen nga shtëpia të qytetarëve e ka dhënë kryeministri Edi Rama.

Policia erdhi në redaksi dhe më lajmëruan gazetarët. U thashë t’i merrnin dhe të bënin verifikimet e nevojshme. Më pas mora vesh që policia gazetarët s’i ka pyetur fare për lajmin.

I kanë pyetur nëse janë të siguruar në punë, sa paguhen dhe pyetje të tjera si këto. Na kanë sekuestruar të gjithë telefonat dhe mund t’ju tregoj bisedat. Sot kanë marrë edhe kryeredaktorin dhe i kanë bërë presion. I kanë thënë ‘thuaj që lajmin ta dha Peka dhe ik në shtëpi’. Ky është një sulm që po më bëhet nga Rama. Gjithsesi unë jam këtu,”- tha Peka.

Përmes një titulli bombastik, Syri.net botoi dje një lajm të transformuar nga Top Channel, në të cilin thuhej se sipas sizmiologut grek Akis Tselentis, duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 magnitudë, pra më i fortë se ai i te shtunës që ishte 5.8.

Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Tirana u mbush me qytetarë që dolën në Sheshin Skënderbej, në pedonale dhe kaluan natën nëpër makina. Kryeministri Edi Rama e quajti lajmin kriminal dhe kërkoi reagimin e fortë të strukturave shtetërore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarmi fals per termetin çim peka alarmi fals per termetin çim peka

Sondazh

Poll