Aktualitet

Del përroi nga shtrati, përmbytet i gjithë qyteti i Laçit, banesat nën ujë

24 Shtator 2019, 05:34 Nga DOSJA
Del përroi nga shtrati, përmbytet i gjithë qyteti i Laçit,

Laç– Gjendje emergjence në vend. Pas shirave të dendura gjatë mesnatës është përmbytur totalisht qyteti i Laçit.

Qindra hektarë tokë dhe banesa janë nën ujë pasi ka dalë nga shtrati edhe përroi që ndodhet brenda qytetit. Dosja.al mëson se niveli i ujit në këtë qytet është shumë i lartë.

Shkak për daljen e përroit nga shtrati, përveç reshjeve të dendura janë edhe ndërtimet pa leje në shtratin e tij.

Dhe pse ky përrua ka shkaktuar shpesh përmbytje që kanë sjellë dëme të mëdha në bizneset e banesat e qytetit, askush nuk ka ndërhyrë gjate gjithë këtyre viteve për reabilitimin e tij dhe per prishjen e objekteve pa leje.

Kujtojmë se para disa vitesh ky përrua mori me vete një makine në të cilën ndodheshin babë e bijë te cilët humben jetën dhe u gjeten rreth 1 kilometer nga vendi ku i mori uji.

Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi dhe Vlora. Katet e para të pallateve dhe shumë nga lokalet e kryeqyteti janë përmbytur. Nën ujë ndodhet edhe autostrada Tiranë-Durrës.  Në shumë qytete të vendit ka pasur edhe mungesë të energjisë elektrike. Ende vijojnë shirat e dendur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi përmbytet qyteti i laçit moti i keq ne shqiperi përmbytet qyteti i laçit

Sondazh

Poll