Aktualitet

Gjendje alarmante në rrethin e Krujës, mbi 50 banesa nën ujë, shumë familje të izoluara

24 Shtator 2019, 05:49 Nga DOSJA
Gjendje alarmante në rrethin e Krujës, mbi 50 banesa nën

Krujë- Gjendje alarmante në rrethin e Krujës. Disa fshatra janë të përmbytur totalisht nga reshjet e dendura të shiut gjatë natës. Konkretisht fshati Luz, Mazhë, Mallkuç, Gjuricë, Bilaj, Murqinë, Hasan, Ura e Gjoles,  janë nën ujë.  Disa qindra hektarë tokë dhe mbi 50  banesa janë në ujë dhe shumë familjet janë të izoluara.  Niveli i ujit po rritet nga minuta në minutë. Fshati Muqinë është përmbytur nga Lumi Ishëm dhe kanali i Budullës, të cilët kanë dalë  nga shtrati gjate natës.

Nga moti i keq është bllokuar edhe aksi rrugor Krujë- Fushë-Krujë. Moti i keq ka bërë që disa pisha të bien dhe të bllokojnë këtë aks rrugor në vendin e quajtur Krastë.  Zjarrëfikset po punojnë per zhbllokimin e këtij aksi.

Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi dhe Vlora. Katet e para të pallateve dhe shumë nga lokalet e kryeqyteti janë përmbytur. Në shumë qytete të vendit ka pasur edhe mungesë të energjisë elektrike. Ende vijojnë shirat e dendur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi përmbytet rrethi i krujës moti i keq ne shqiperi përmbytet rrethi i krujës

Sondazh

Poll