Aktualitet

Shkëputja e energjisë elektrike, këto janë rajonet e mbetura në terr, shkak defektet

23 Shtator 2019, 20:47 Nga DOSJA
Shkëputja e energjisë elektrike, këto janë rajonet e mbetura

TIRANË– OSHEE-ja ka publikuar një njoftim ku tregon se cilat rajone kanë mbetur pa energji elektrike.

Në njoftimin për mediat, OSHEE-ja shkruan se defekte të shumta ka në rajonin e Durrësit, Kukësit dhe Burrelit.

Këto zona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të defekteve dhe motit të keq. Mësohet se bëhet fjalë për defekte si këputje përcjellësash, thyerje izolatoresh, dëmtime kabllosh, etj.

Njoftimi i OSHEE-së

Moti i keq shkakton avari?

Rajonet më të prekura nga defektet janë Durrësi, Kukësi dhe Burreli. Shkak i stakimeve të energjisë elektrike është moti i keq me reshje, erera të forta dhe shkarkesa elektrike, qe kanë përfshirë keto rajone mbasditen e sotme dhe në vazhdim.

Defektet janë kryesisht të llojit:
Këputje përcjellësash
Thyerje izolatoresh
Dëmtime kabllosh etj

Nga brigadat e terrenit po punohet me intesitet të lartë për riparimin e defekteve kryesisht mbi rrjetet ajrore TL/TM/TU.

Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell dhe vonesa ne riparimin e tyre për shkak të terrenit të veshtirë në të cilin kalojne këto linja.

Një mot i keq ka përfshirë kryeqytetin pasditen e sotme me rrebeshe shiu dhe erëra të forta. Zona e Dons Boskos është pakalueshme për shkak të përmbytjes së shirave dhe akset kryesore jaën bllokuar nga një trafik i rënduar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet qytetet pa drita qytetet pa drita

Sondazh

Poll