Aktualitet

Shqipëria zgjohet nën ujë/ Përmbytet Kruja dhe Laçi, dhjetëra familje të izoluara (Akset rrugore të bllokuara)

24 Shtator 2019, 05:17 Nga DOSJA
Shqipëria zgjohet nën ujë/ Përmbytet Kruja dhe Laçi,

SHQIPERI-  Shqipëria zgjohet nën ujë. Nga reshjet e dendura të shiut gjatë mesnatës janë përmbytur rrethi i Krujës. Konkretisht fshatrat Luz, Mazhë, Mallkuç, Gjuricë, Bilaj, Murqinë, Hasan, Ura e Gjoles, janë nën ujë. Deri më tani raportohen 50 banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara. Nën ujë është zgjuar edhe qyteti i Laçit, pasi ka dalë nga shtrati përroi i qytetit, duke përmbytur banesat dhe automjetet. Ndërsa në Tiranë janë përmbytur shumë rrugë dhe 3 shkolla, në të cilat është ndërprerë edhe procesi mësimor.

Aks rrugor i bllokuar deri më tani është autostrada Tiranë-Durrës pasi është përmbytur. Si pasojë qarkullimi i mjeteve lejohet në aksin tjetër, nga rruga e vjetër Maminas-Vorë. Po kështu nga moti i keq ka pasur rrëshqitje gurësh edhe në rrugën Milot-Burrel. Në këtë aks rrugor qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në një krah të rrugës. E përmbytur është edhe autostrada Fushë- Krujë- Milot në afërsi të  fshatit Luz.  Kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi, ndërkohë që situata meteorologjike pritet të përmirësohet pasditen e sotme. Siç shihet edhe në këtë hartë satelitore, që mund t’a shihni në kohë reale situatën meteorologjike në të gjithë Shqipërinë.

Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi dhe Vlora. Që prej mbrëmjes së djeshme katet e para të pallateve dhe shumë nga lokale janë përmbytur. Në shumë qytete të vendit ka mungesë të energjisë elektrike.

(J.V;F.G;K.M;D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi përmbytet autostrada tiranë-durrës shqipëria në ujë moti i keq ne shqiperi përmbytet autostrada tiranë-durrës shqipëria në ujë

Sondazh

Poll