Politike

Lajmi i rremë për tërmetin/ Braçe: Syri.net, rrjet kriminal, do përballet me 8 ballë forcën e ligjit. S’e falim ankthin

23 Shtator 2019, 13:52 Nga DOSJA
Lajmi i rremë për tërmetin/ Braçe: Syri.net, rrjet

TIRANË-  Zv.kryeministri Erion Braçe përmes një konference sot për shtyp ka paralajmëruar portalin e lajmeve “Syri.net”, se do të përballet me fuqinë 8 ballë të ligjit. Pasi Anti-terrori ka marrë në pyetje kryeredaktorin Artan Cena,  Braçe thotë se nuk do të falet ankthi i prindërve, si edhe shton se Syri.net është një media e kapur nga politika, e njëanshme dhe aspak profesionale.

Deklarata e Erion Braçes:

Dje shoqëria shqiptare, siguria publike dhe kombëtare, ligji penal, u sfidua, u kërcënua, në kufijtë e kaosit, me dhunë dhe plaçkitje të mundshme nga lajmi i rremë i fabrikuar qëllimisht nga Syri.net, media online, shembull i gazetarisë së njëanshme, kriminale, politike dhe të kapur. Por kërcënimi serioz i rendit kushtetues, sigurisë publike dhe kombëtare kërkon të njëjtën vendosmëri për t’u përballur ligjërisht me lajmet e rreme, prodhuar në media dhe shpërndarë nga një rrjet kriminal dhe që dje shkaktoi panikun më të madh që mund të kishte pasoja shumë të rënda për jetën e qytetarëve dhe pronën. Cdo gërmë në atë lajm ishte e qëllimshme dhe ishte e rreme. Referimi në Top Channel me sizmologun grek, që për fat të keq po kërkon të bëhet protagonist ishin të rremë. Cdo gërmë ishte e paligjshme për lënien e shtëpive, por edhe pse jo rrezikimin e njerëzve në rrugë. Autorët e këtij lajmi të rremë dhe zotëruesit e këtij rrjeti kriminal të përhapjes së ketyre lajmeve të përballen me ligjin me fuqinë 5.8 ballë me itensitet 8 ballë dhe me tregues nxitjeje 0.375 g. Të bëjnë ctë duan të sajojnë alibinë e asaj që ndodhi, cdo gjë është e faktuar. Forca e ligjit do i japë fund këtij fenomeni njëherë e mirë. Loja me lajmet e rreme që kërcënon jetën e qytetarëve do të marrë fund tani ligjërisht edhe për një arsye tjetër, për t’i dhënë lirinë qytetarëve të marrin informacion e duhur. Askush nuk do të ketë ndërmend lotët e përpëlitjet e foshnjeve në shkallët e pallateve, apo në makinat e prindërve. Nuk kam ndërmend të fal ankthin e prindërve. Kush nga këta që mendon se cudia më e madhe zgjat tre ditë apo që do i dalë për zot cilindo politikan madje edhe ai që për 30 vite ta poshtërojë këtë popull duke ngjallur frikë dhe panik, do të përballet me ligjin deri në fund dhe do të marrin atë që meritojnë.

Përmes një titulli bombastik, Syri.net botoi dje një lajm të transformuar nga Top Channel, në të cilin thuhej se sipas sizmiologut grek Akis Tselentis, duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 magnitudë, pra më i fortë se ai i te shtunës që ishte 5.8.

Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Tirana u mbush me qytetarë që dolën në Sheshin Skënderbej, në pedonale dhe kaluan natën nëpër makina. Kryeministri Edi Rama e quajti lajmin kriminal dhe kërkoi reagimin e fortë të strukturave shtetërore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan cena erion brace lajmi i rreme per termetin artan cena erion brace lajmi i rreme per termetin

Sondazh

Poll