Politike

Tërmeti/ Braçe publikon masat: Jemi të gjithë në punë, IGJEUM zëri zyrtar për fenomenet natyrore

23 Shtator 2019, 13:29 Nga DOSJA
Tërmeti/ Braçe publikon masat: Jemi të gjithë në

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, në një komunikim për mediat ka bërë me dije të gjitha masat që ka marrë qeveria pas tërmetit që përfshiu vendin të shtunën. Sipas Braçes shteti është në këmbë si në nivel qëndron dhe në nivel vendor, me një kapacitet të plotë.

Më tej numri dy i qeverisë tha të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka vend për frikë në asnjë prej tyre si në qendër dhe në zonat më të thella. Po ashtu Braçe u shpreh se po punohet që të lehtësohen procedurat për marrjen e lejes së ndërtimit për ndërtimin e banesave të reja.

Do punojmë dhe do riparojmë të gjitha objektet e dëmtuara. Do të shohim të gjitha godinat e dëmtuara për të parë nëse mund të banohen më apo do të shpallen të pabanaura. Të gjitha këto operacione do të monitorohen nga ministra e infrastrukturës, Belinda Balluku. Po përgatisimin aktet e nevojshme për të lehtësuar të gjitha procedurat për lejet e ndërtimit dhe për të ulur sa më shumë taksat për ndërtimet e reja që janë dëmtuar nga tërmeti. Dhe kryetarët e bashkive dhe kryetarët e qarqeve janë në punë dhe do të vijojnë të jenë në punë deri në fund. IGJEUM do të jetë zëri zyrtar për fenomenet natyrore. Është zyrtar dhe shkencor, çdo fjalë e nxjerrë prej tyre mbart përgjegjësinë”, u shpreh Braçe.

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë dy ditë më parë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale janë të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demet e termetit earthquake albania erion brace termet i forte ne shqiperi demet e termetit earthquake albania erion brace termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll