Politike

Dëmet e tërmetit, ministrja e Kulturës: Muzeu Kombëtar s’ka rrezik, e kam inspektuar vetë

23 Shtator 2019, 13:14 Nga DOSJA
Dëmet e tërmetit, ministrja e Kulturës: Muzeu Kombëtar

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një deklaratë për mediat ka bërë me dije të gjitha masat e marra pas tërmetit në institucioent kulturore në vend. Margariti u shpreh se nuk ka vend për panik, pasi dëmtimet e deritanishme janë nuk paraqesin rrezik.

Ministrja e Kulturës foli veçanërisht për për godinën e Muzeut Historik Kombëtar, ku shtoi se të çarat në mure janë brenda parametrave të parashikuar dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik për vizitorët dhe qytetarët.

“Unë vetë që në ditën e parë jam gjendur në Muzeun Kombëtar, i cili na rezultonte si godina që mund të kishte problematika më të shumta, megjithatë u verifikuan me inxhinierë të shumtë që problemet janë shfaqur atje ku godina ishte projektuar për të reaguar në rast tërmeti, ishte kjo një pjesë e fjalës së Margaritit.

Më tej ministrja tha se dhe në institucionet e tjera kulturore është një situatë e qëndrueshme dhe nuk ka asnjë godinë që ka marrë dëmtime të rënda.

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë dy ditë më parë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale janë të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania elva margariti ministria e kultures muzeu kombetar termet i forte ne shqiperi earthquake albania elva margariti ministria e kultures muzeu kombetar termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll