Politike

Porti i Durrësit/ Berisha: Presidenti kërkoi të tërheqë NATO-n në këtë aferë

Berisha i bëri thirrje NATO-s që të ketë kujdes nga Qeveria shqiptare, pasi sipas tij, po e plaçkit vendin.

15 Mars 2023, 14:44 Nga A.B
Porti i Durrësit/ Berisha: Presidenti kërkoi të tërheqë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se vizita e presidentit Bajram Begaj në selinë e NATO-s u bë për të bërë kërkesën për të tërhequr NATO-n në aferën e spostimit të Portit të Durrësit në Porto Romano. Berisha i bëri thirrje NATO-s që të ketë kujdes nga Qeveria shqiptare, pasi sipas tij, po e plaçkit vendin.

'Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë sot. Shkon të paktën 5 miliardë euro. Dhe mobilizon të gjithë shtetin e tij njëpartiak në funksion të kësaj afere. E dëgjuat Presidentin e Republikës? Çfarë kuptuat nga vizita e tij në selinë e NATO-s? Kërkesën për të tërhequr NATO-n në aferën korruptive të spostimit të Portit të Durrësit në Porto Romano.

Unë këtu i deklaroj NATO-s, se kjo parti që ka qenë promotori i anëtarësimit të vendit në NATO, është e gatshme që t’i ofrojë NATO-s, çdo lehtësi në vend. Por e fton të ketë kujdes nga kjo organizatë politike mafioze. Që po transferon portin me qëllimin e vetëm për të plaçkitur të paktën 5 miliard euro me projekte me konto offshore.
Së fundmi, gjithçka në mbështetje të kandidatëve tanë të fitores. U kemi paraqitur kandidatë në mënyrën më transparente.

Kudo që shkon, e kemi ballin e hapur. Por ata duan mbështetjen tuaj më të fuqishme çdo orë, çdo ditë që të ecim të sigurt drejt fitores.'-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll