Politike

"E quajnë koka e gjarprit"/ Berisha: Mediat ndërkombëtare e kanë Ramën personazhin negativ kryesor

Berisha tha se Rama quhet në mediat e huaja si 'koka e gjarprit', ndërsa në vendin tonë si 'Kreu i Meduzës'.

15 Mars 2023, 14:26 Nga A.B
"E quajnë koka e gjarprit"/ Berisha: Mediat
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama shihet si personazh negativ. Gjatë mbledhjes me grupin parlamentar të PD-së, Berisha tha se Rama quhet në mediat e huaja si 'koka e gjarprit', ndërsa në vendin tonë si 'Kreu i Meduzës'.

'Ju jeni dëshmitarë, mediat ndërkombëtare tani e kanë personazhin negativ kryesor të të gjithë hapësirës euroatlantike dhe më gjerë. E quajnë koka e gjarprit, ne e kemi quajtur kreu i Meduzës. Mes këtyre termave, nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin. Kanë filluar të zbërthejnë dimensionet e tij kriminale, vjedhjet monstruoze me afera korrupsioni tashmë jo nga zëra vetëm kundërshtarë, por nga zëra të pavarur dhe objektivë.

Kanë filluar të zbërthejnë dhe të nxjerrin implikimet e tij të tmerrshme me grupe trafikantësh. Tre ditë më parë, ishte investigimi për Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, të cilin rumori zyrtar e akuzon direkt si njeriu që përcolli në Dubai, Amant Josifin. Pra, po kundërmon erë në mbarë Europën.'-tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll