Politike

VIDEO/ Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën, mblidhni letrat dhe ikni

Në fund të mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është ngritur në këmbë dhe ka kërkuar vijimin e mbledhjes, pavarësisht se kryetarja e ka konsideruar të mbyllur.

15 Mars 2023, 14:26 Nga F.M
VIDEO/ Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet
Gazment Bardhi

TIRANË- Socialistja Klotilda Bushka është caktuar si relatore për çështje mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Vendimi u morn ë mbledhjen e zhvilluar sot në Këshillin e Legjislacionit.

Në fund të mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është ngritur në këmbë dhe ka kërkuar vijimin e mbledhjes, pavarësisht se kryetarja e ka konsideruar të mbyllur.

“Vazhdoni të shtyni çështjen, ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Ne ishim tek pika e parë, si mund të kalojmë tek pika 2. Ju jeni prapë në shkelje të Kushtetutës dhe ikni nga mbledhja. Shkelni kushtetutën mblidhni letrat dhe ikni,”- dëgjohet të thotë Bardhi në video.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll