Politike

Legjislacioni nis me debate/ PS kërkon mbledhje me dyer të mbyllura, Çupi: Fusni mediat brenda

Çupi kërkoi të lejohen mediat të cilat janë duke pritur prej më shumë se 40 minutash në hyrjen e Kuvendit.

15 Mars 2023, 14:06 Nga F.M
Legjislacioni nis me debate/ PS kërkon mbledhje me dyer të mbyllura,
Dhurata Çupi

TIRANË- Mbledhja në Këshillin e Legjislacionit ka nisur me debate. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë kërkuar që mbledhja të bëhet e mbyllur. Përfaqësuesja e PD, Dhurata Çupi ka kërkuar që media të jetë në mbledhje dhe të ndjekë diskutimin. Sipas zonjës Çupi nuk ka asnjë dispozitë që të bëhet mbledhja e mbyllur.  Madje, ajo shton se që në momentin që njoftohet në faqen e Kuvendit atëherë automatikisht mbledhja duhet të jetë e hapur. Çupi kërkoi të lejohen mediat të cilat janë duke pritur prej më shumë se 40 minutash në hyrjen e Kuvendit.

“Nuk ka asnjë dispozitë që të bëhet mbledhja e mbyllur. Që në momentin që njoftohet në faqen e Kuvendit atëherë automatikisht mbledhja duhet të jetë e hapur. Mediat të cilat janë duke pritur prej më shumë se 40 minutash në hyrjen e Kuvendit duhet të futen brenda,”- tha Çupi.

dhurata cupi keshilli i legjislacionit

Sondazh

Poll