Politike

Celibashi la PD-në jashë zgjedhjeve lokale, Berisha ankimon vendimin (DOKUMENTET)

PD kundërshton vendimin e KQZ-së dhe kërkon regjistrimin e kësaj partie të përfaqësuar nga Sali Berisha si subjekt zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 majit të këtij viti.

15 Mars 2023, 14:00 Nga F.M
Celibashi la PD-në jashë zgjedhjeve lokale, Berisha ankimon vendimin
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një ditë pasi nuk lejoi regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit. PD e drejtuar nga Sali Berisha e ka depozituar ankimin te Komisioni për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS) në KQZ, gjë që shihet dhe në dokumntet e mëposhtme.

PD kundërshton vendimin e KQZ-së dhe kërkon regjistrimin e kësaj partie të përfaqësuar nga Sali Berisha si subjekt zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 majit të këtij viti.

KQZ u mblodh sot dhe hodhi shortin për caktimin e relatorit për ankimimin e bërë nga grupimi i Enkelejd Alibeajt në KAS. Goglat zgjodhën anëtarin e KAS, Koli Bele.

sali berisha

Sondazh

Poll