15 Mars 2023, 14:18
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se në orët në vijim, opozita do të finalizojë koalicionin e fuqishëm. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se koalicioni që do formohet do t'i japë kryeministrit Edi Rama dhe monizmit të tij, një goditje fatale. Më tej, kryedemokrati shtoi se Rama do të mbetet vetëm me Bashën dhe me Alibeajn.
'Nga ana tjetër, përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në zgjedhje dhe përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet, morën fund. Dështoi me turp! Opozita finalizon në orët që vijnë, koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditjen fatale me datë 14 maj.
Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën. Por unë një gjë u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje. Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës. Të mbështesësh një njeri, që nxin me emrin e tij, sot kudo në botë, zgjedh të nxish veten tënde. Një njeri që do ketë fatin e McGonigal. Krim nuk kryen vetëm ai që merr, por edhe ai që jep.
Kjo është në kodin e SHBA, në Shqipëri dhe në çdo kod. Edi Rama me Duçkën e tij, i ka dhënë Agron Nezës 225 mijë dollarë. Askush të mos ketë iluzion se Ramën e pret fati i McGonigal. Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal. Unë mund të kem besim se pallat-Kapllani, që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria, nuk do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat, por unë kam besim te qytetarët, kam besim te demokratët, që do bashkohen, do i trajtojnë këta individë si paterica të Edi Ramës.'- tha Berisha.
Sot, u bë e ditur se PD do të krijojë koalicion me Partinë e Lirisë, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Partia Balli Kombëtar Demokrat i Artur Roshit./Dosja.al
sali berisha
Politike
15 Mars 2023, 14:16
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Debate në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kë...
Politike
15 Mars 2023, 14:10
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur akuza kundrejt maxhorancës pr zhvillimin me mbledhjes së...
Politike
15 Mars 2023, 14:06
F.M
Dhurata Çupi
TIRANË- Mbledhja në Këshillin e Legjislacionit ka nisur me debate. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste ka...
Politike
15 Mars 2023, 14:00
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një ditë pasi nuk lejoi regjis...
Politike
15 Mars 2023, 13:48
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Vitaly Savvin, Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan janë 3 biznesmenë rusë që përmes kompaniv...
Politike
15 Mars 2023, 13:50
F.M
Alastair King-Smith
TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka deklaruar se do të vijojë...
Politike
15 Mars 2023, 13:24
F.M
Grupi polifonik
TEPELENË- Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë nga grupi polifonik gjatë prezantimit të lumit Vjo...
Politike
15 Mars 2023, 13:29
f.g
TIRANE- Një shkrim i botuar sot nga "europorter.co", ka zbuluar se Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e LSI, Lëvizja Socialiste për Integrim, sot ...
Politike
15 Mars 2023, 11:48
F.M
Mirela Kumbaro
TEPELENË- Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka folur për lumin Vjosa gjatë prezantimit si Park Kombëtar. Në fjal...
Politike
15 Mars 2023, 11:31
F.M
Edi Rama
TEPELENË- Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë kur ka folur për aeroportin e Vlorës. Në fjalën q&eu...