Politike

Akuzat e Bardhit: Vonuat mbledhjen 3 muaj, po kalon viti dhe mandati i Xhaçkës zvarritet ende

Bardhi tha se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po përdoret nga mazhoranca pasi ka vonuar tre muaj mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit.

15 Mars 2023, 14:10 Nga F.M
Akuzat e Bardhit: Vonuat mbledhjen 3 muaj, po kalon viti dhe mandati i
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur akuza kundrejt maxhorancës pr zhvillimin me mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit. I pranishëm në mbledhje, Bardhi tha se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po përdoret nga mazhoranca pasi ka vonuar tre muaj mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit.

“Po kalon një vit dhe mazhoranca po zvarrit një çështje që do duhej të ishte marrë tashmë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Dua të ndalem fillimisht tek 5 vendimet. Unë çmoj se sa i përket vendimit që kërkon ndërhyrje në kodin e procedurës civile, Këshilli t’i rekomandojë nismëtarit që të bëjë analizën dhe të depozitojë nismën në Parlament,”- tha Bardhi.

gazment bardhi keshilli i legjislacionit

Sondazh

Poll