Politike

Debate për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Pse e zgjasni? Apo keni nevojë për pagesat shtesë që ju jepen sa herë mblidhemi në Kuvend

Fatmir Xhafa dhe Ermonela Felaj janë shprehur se gjërat duhen bërë sipas rendit.

15 Mars 2023, 14:16 Nga F.M
Debate për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Pse e zgjasni? Apo keni
Gazment Bardhi

TIRANË- Debate në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar që të vijohet me procedurat përsa i përket verifikimit të mandatit të Olta Xhaçkës. Por, ka hasur në kundërshtinë e maxhorancës. Fatmir Xhafa dhe Ermonela Felaj janë shprehur se gjërat duhen bërë sipas rendit. Dhe, në mbledhjen e sotme, sipas socialistëve, është caktimi i relatorëve.

Pjesë nga debate në mbledhje:

Fatmir Xhafa: Mbledhja më e thjeshtë që mund të kishte Këshilli i Legjislacionit dhe çdo komision i zakonshëm. Kanë ardhur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i detyruar të disponojë sipas procedurës. Sot duhet të caktojmë relatorët. Të caktojmë kur të jenë relatorët gati mbledhjen e Komisionit dhe më pas të fillojmë të diskutojmë.

Gazment Bardhi: Çdo anëtar i Këshillit të Legjislacionit ka lexuar vendimet dhe del në konkluzion. Nuk jemi të pika 3 që do paraqesim raport. Jemi në pikën 5. Do e mbajmë vetë iniciativën për këto ndryshime, apo do ia çojmë nismëtarit. Jemi në tejkalim të afatit 30-ditor që përcakton rregullorja dhe nuk kemi asnjë minutë për të humbur. Çfarë nevoje ka këtu për të caktuar relator?

Ermonela Felaj: Afati nuk lidhet me momentin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, por me publikimin e vendimeve në Fletoren Zyrtare.

Gazment Bardhi: Po çfarë po bëni, s’kemi pse të zgjasim një procedurë që mund ta mbyllim që sot. Të marrim rroga dhe shtesa kot për sa herë që mblidhemi në Kuvend. Thuajeni që keni nevojë për ato para shtesë dhe ja, u bë. Po mbani përgjegjësi për taksat e qytetarëve.

gazment bardhi keshilli i legjislacionit olta xhacka fatmir xhafa ermonela felaj

Sondazh

Poll